Lajme

Shpërthime në Odesa, sulmohet aeroporti

04/30/2022 20:38
nga:Astrit Gashi

Tre shpërthime të fuqishme u dëgjuan në të gjithë Odesën këtë pasdite vonë, duke ardhur nga jugperëndimi i qytetit.

Imazhet në rrjetet sociale tregojnë tymin që ngrihet në horizont.

Menjëherë pas kësaj, kreu i qendrës së shtypit për forcat e mbrojtjes jugore tha se pista e aeroportit të Odesës ishte dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa dhe përdorimi i mëtejshëm i saj ishte i pamundur.

Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet komerciale që nga 24 shkurt.

Ndryshe, konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e 66-të, që kur Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.

Ukraina thotë se deri më tani janë vrarë rreth 23 mijë ushtarë rusë.