Sporti

“Shpërtheva në lot”, Ballo Toure flet pas golit të parë me Milanin: Pioli më tha të them se është trajneri më i mirë në botë

10/02/2022 11:08
nga:L J

Fode Ballo-Toure pranon se ai ‘shpërtheu në lot’ pasi shënoi në minutat e fundit për fitoren e Milanit ndaj Empolit dhe zbulon mesazhin që mori nga trajneri Stefano Pioli.

Rossonerët dëshmuan edhe një herë se nuk dorëzohen. Empoli barazoi ndaj Milanit në minutën e 92’të, me anë të Nedim Bajramit. Megjithatë, ata luftuan sërish dhe shënuan dy gola të tjerë me Ballo-Toure dhe Rafael Leao për të siguruar fitoren 1-3.

“Jam shumë i lumtur, është goli im i parë dhe isha në lot”, rrëfeu Ballo-Toure për Sky Sport Italia.

“Unë gjithmonë punoj shumë në stërvitje dhe sot… golazo! Golin ia dedikoj nënës sime.”

Senegalezi u pyet se çfarë i tha Pioli pas fishkëllimës së fundit.

“Ai më tha të them të them se ai është trajneri më i mirë në botë”, tha Ballo Toure duke qeshur.

/GazetaBlic Sport