Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pak më parë vendimet e Komisiot Disiplinor lidhur me ndeshjet e fundjavës në futbollin kosovar.
Në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Vjosës, kishte shumë incidente, ku edhe ndeshja u ndal në minutën e 60’të – si pasojë e hyrjes së tifozëve në fushë dhe rrahjes masive, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë, FFK merr këto vendime:
-ndaj: KF Fushë Kosova. Lëshim në organizim e ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, e zhvilluar me datë 17.04.2021 në stadiumin “Ekrem Grajqevci” në Fushë Kosovë. Prani e tepërt e shikuesve të të dy ekipeve në kundërshtim me masat anti-Covid19, si dhe konforontim mes tyre kur eskaloi situata në minutën e 60-të. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF Fushë Kosova, deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.
-ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Fushë Kosova, Rines Gjurevci, ID 020179M94. Pjesëmarrje direkte në ekses, në sulm fizik dhe sjellje jo sportive. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.
-ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Vjosa nga Shtimja, Gazmend Zeqa ID 010576M81. Në minutën e 60-të në shenjë pakënaqësie e tërheq ekipin nga fusha. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.
-ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, Petrit Fazliu, shkelje esenciale e rregullave të lojës që quan deri te ndërprerja e ndeshjes, si dhe për moskryerje të detyrës zyrtare konform obligimeve dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative të FFK-së.
Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.
-ndaj delegatit të ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, Fatmir Berisha, për moskryerje të detyrës zyrtare konform obligimeve dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative të FFK-së. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.


