Sergio Roberto ka shpërthyer pas ndeshjes, duke aluduar në gabimin e gjyqtarit në rastin e penalltisë dhe golit të anuluar.
Inter ka mposhtur Barcelonën 1:0 dhe ka marrë tre pikë të mëdha në Champions League, për të vazhduar shpresën për kalimin tutje, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Roberto tha se Barcelona do ta fitojë ndeshjen në javën e ardhshme.
“Nuk e kuptoj. Ata nuk i dinë as rregullat e prekjeve të topit me dorë. Na anulojnë golin pas një prekje me dorë dhe pastaj nuk sinjalizojnë të njejtën situatë në favorin tonë. Është një mundësi që ne humbasim këtu – por kemi një lojë tjetër, pas një javë në Camp Nou. Ne e dinim se duke fituar këtu dhe më pas në shtëpi e kishim bërë klasifikimin. Nuk ndodhi kështu, por mendoj se në Camp Nou do ta arrijmë fitoren”, tha ai pas ndeshjes për Marca.
/GazetaBlic Sport


