Sporti

“Shpërthen” Astrit Hafizi: Nuk meritonim më shumë ndaj Polonisë, sulmi jonë është i turbullt

10/13/2021 09:05
nga:Mergim Rreci

Astrit Hafizi para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë e ka komplimentuar Rejën për formacionin e zgjedhur. Por në fundin e takimit ka pasur kritika pasi loja e kuqezinjëve nuk ishte ajo që priste Hafizi.

“Ne dimë vetëm që të mbrojmë, vetëm që të thyejmë aksionet, kaq. Sulmi jonë është i turbullt. Kërkojmë t’i zgjidhim me aksione individuale, nuk ka krijim. Broja futej i vetëm, Manaj tentonte që t’ia dilte i vetëm. Nuk arrijmë që të godasim në portë. Pse e meritoje barazimin ti? Nuk është se more penallti dhe e humbi lojtari apo godite shtyllën dhe nuk kishe fati.

Reja tha se kundërshtari ishte shumë më lartë fizikisht dhe mbajti 90 minuta, ndërsa ne 60. Atëherë, përse duhet të shkonim në Botëror ne? Sa ndikuan mungesat? Nuk e di njeri, po Ramadani ishte një ndër më të mirët dhe mori vendin e Gjasulës. Hungaria ishte e dobët, pavarësisht se barazoi me Anglinë”, tha Hafizi.