Barcelona ngadalë po ‘humbet’ Ousmane Dembele duke i bërë presion që të marrë një vendim të shpejtë për të ardhmen e tij dhe duke kërcënuar se do të lë sulmuesin në bankën rezervë nëse nuk vendosë brenda 48 orëve, këmbëngul agjenti i tij Moussa Sissoko.
24-vjeçari thuhet se ka kërkuar një pagë të çmendur me vlerë deri në 80 milionë euro pas negociatave për kontratën me gjigantët e La Ligës, por Barça i dha ish-lojtarit të Borussia Dortmundit vetëm 48 orë për të vendosur (të hënën), përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Dembeles i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe tashmë është në gjendje të bjerë dakord për një marrëveshje para-kontrate me çdo klub jashtë Spanjës, gjë që po bëhet më e mundshme ndërsa saga e kontratës vazhdon.
“Ata duan të na bëjnë presion, por nuk funksionon me njerëz si ne. Ndoshta mund të punojë me agjentë që janë miq të Barcelonës, por ky nuk është rasti im. Unë jam këtu për të mbrojtur interesat e lojtarit tim”, tha Sissoko, agjenti i Dembeles.
“Përveç se nuk ka diskutime, ka dhe kërcënime që vijnë prej tyre se ai nuk do të luajë. Kjo nuk lejohet. Ne do të ushtrojmë të drejtat e Ousmane Dembele nëse është e nevojshme. Që në fillim kemi treguar se kemi dashur të negociojmë, me kushte, por pa e mbyllur derën”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


