Lajme

“Shpërthejnë” pakënaqësitë në PDK në Prizren: Vjen edhe një dorëheqje

01/14/2022 18:58
nga:Gazeta Blic

Nga PDK në Prizren sot ka dhënë dorëheqje edhe një zyrtar i lartë, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i nëndegës së PDK-së në Korishë, Xhafer Ahmetaj ka njoftuar se jep dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ai ka shkruar se Totaj nuk e ka marrë parasysh propozimin e kësaj nëndege.

Ditë më parë nga PDK ka dhënë dorëheqje ish- deputeti Nezir Çoçaj si dhe një asamblist, i cili ka kaluar sini pavarur.

Postimi i plotë i Ahmetajt:

Të nderuar Koleg-e, dhe
z Kryetar,
Si Kryetar Nendege
Nga qe , pash nje neglizhim ne Propozimin tone , mendoj (te drejte) .

Mendoj qe , nuk erdhen ne shprehje Kriteret , e profesionalizmi , (por jaranat).
me keqardhje them se une nuk mund te jem pjese e ketij ekipi, andaj pushoj qdo aktivitet timin ne PDK, (gjat ketij mandati)pra do ta kundershtoj gjithmone (Hapur) cdo ken qe shkel mbi parimet qe vet i cakton e premton(qofte edhe Prindi im) Pra nga sot
Gjith energjine time, do ta perqendroj ne familjen time , dhe punet e mia te shumta, “qe i kam lene anash,” (si shum nga ju), per nje qellim te perbashket, e Mendoj qe ,as kete here nuk u Realizua, e as sju dha Perparsi e as vlersim te ashtu quajturve :Njerez te rinj, me Kritere , njerz Profesionist, me Nivel shkollimi,

andaj sme mbet gje tjeter veq nje kerkim falje per ata , “sado qofshin” qe ua kam kerku voten per Ndryshim, e per “mendsi te re ” ne Pdk!
Kam Besu shum, por , ne zhvillimet e fundit , ndodhi e kunderta! (mendimi im)

Suksese ne vazhdim…te gjithve!

me respekt Xh Ahmetaj

01/14/2022 20:09

Memli Krasniqi rezulton pozitiv me Covid-19