Lajme

Shpërndante drogë me doza, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

04/13/2025 14:29
nga:G B

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi shpërndante lëndë narkotike në doza në lagje dhe ambiente lokalesh.

Blutë kanë sekuestruar lëndën narkotike, tre aparatet celularë dhe një automjet që në cilësinë e provës materiale.

A2 CNN mëson se personi i arrestuar është Denis Lika.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./A2Cnn