Lajme

Shpërndahen protestuesit në Graçanicë, lirohet rruga për qarkullim

06/21/2023 16:17
nga:Astrit Gashi

Protestuesit në Graçanicë tashmë janë shpërndarë, dhe siç ka raportuar RTV Dukagjini, rruga Graçanicë-Prishtinë është liruar për qarkullim.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Dragisha Milenkoviq, i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Por, pas arrestimit të Dragisha Milenkoviqit, disa serbë nga Graçanica kanë bllokuar rrugën Graçanicë-Prishtinë.

Më poshtë keni një video e cila është postuar në rrjete sociale, ku shihen qytetarë serbë të cilët shtyhen me Policinë e Kosovës.