Lajme

Shpend Ahmeti u drejtohet banorëve të kryeqytetit pas përkeqësimit të motit

07/16/2021 17:47
nga:M K

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, u është drejtuar banorëve të kryeqytetit pas përkeqësimit të motit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka thënë se është ndërprerë dezinsektimi hapësinor i paraparë për të vazhduar këtë javë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

NJOFTIM
Të dashur qytetarë,
për shkak të reshjeve të shiut, do të ndërprehet dezinsektimi hapësinor i paraparë për të vazhduar këtë javë. Ne do të vazhdojmë me punën në momentin e përmirësimit të motit, si dhe do të ju njoftojmë me kohë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin e deri tanimë.

/GazetaBlic/