Shpend Ahmeti

Faqja e personalizuar e Shpend Ahmeti në Gazeta Blic

Shpend Ahmeti, Faqja e Kryetarit të Komunes se Prishtines, Leviza Vetvendosje ne Gazeta Blic

Këtu do ti gjeni të gjitha Lajmet, Fotografitë, Videot, aktivitetet, sukseset e Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës dhe politikan nga Lëvizja Vetvendosje!

 


Biografia:

 

Shpend Ahmeti lindi më 18 prill 1978 në Prishtinë.

Ai përfundoi studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SH.B.A, gjatë viteve 2002 – 2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996 – 2000, duke specializuar në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi.

Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i Politikave Publike dhe Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan këtu në Kosovë (AUK).

Përveç gjuhës amtare shqipe, Shpendi flet atë angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.

Është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.

Shpendi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Ardianën, dhe dy fëmijët, Tean dhe Anrin. Ka qenë Nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!


Lidhjet: