Lajme

Shpend Ahmeti lut qytetarët të mos shkojnë në Gërmi: Policia ka vërejtur një Ari

09/05/2021 13:59
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lutur qytetarët të mos shkojnë në Parkun e Gërmisë, pasi që Policia e Kosovës ka vërejtur një Ari, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti shton Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!

Apeli i plotë nga Shpend Ahmeti:

Apel për qytetarët!

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!