Lajme

Shpend Ahmeti kritikon krerët që morën pjesë në ‘Darkën e Lamës’: Me karriga të sanës…

10/26/2021 13:00
nga:M K

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me “Darkën e Lamës”, të mbajtur mbrëmë në Emerald, mbrëmje këtë në të cilën morën pjesë edhe krerët e shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka ironizuar me krerët, duke thënë se janë mbledhur pikërisht në kohën kur çmimet po rriten vazhdimisht, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe statusi i plotë.

Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald,
në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë,
në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e…
P.S.
Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi
Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë.

/GazetaBlic/