Lajme

Shpejtim Bulliqi takim me banorët e Ballocit- Entuziazmi dhe mbështetja e tyre na dhanë shumë energji!

10/01/2025 22:47
nga:Y I

Kryetari i Podujevës njëherësh kandidat i LVV-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur takim me banorët e Ballocit.

Bulliqi tha se banorët e këtij fshati me entuziazmin dhe mbështetjen e tyre i dhanë shumë energji në ditët e mbetura të fushatës.

“Kemi qeverisur me dije, vullnet e përkushtim këtë gjë e dëshmojnë projektet tona në çdo cep të Podujevës, sonte u takuam me banorët e Ballocit të cilët me entuziazmin dhe mbështetjen e tyre na dhanë shumë energji në këto ditët e mbetura të fushatës. Jemi bërë bashkë me banorët e lagjeve të qytetit e të fshatrave për ta vazhduar zhvillimin e transformimin e Podujevës” shrkuan Bulliqi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: