Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka përdhunuar një 16-vjeçare në Selenicë.
Ndërkohë policia ka njoftuar gjithashtu se ka arrestuar një 18-vjeçar në Vlorë i cili kishte fshehur në trup kanabis dhe kokainë.
Një 55-vjeçar u arrestua gjithashtu pasi po drejtonte mjetin i dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.


