Sporti

Shotani: Ndryshimet në pjesën e dytë fituan lojën

10/20/2022 15:48
nga:E K

Drenica ka shënuar fitore të madhe ndaj Gjilanit.

Golat e shënuar nga Mëziu dhe Veliqi i siguruan tre pikët skuadrës së Shotanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Drenicës, Bekim Shotani.

“Kishim disa raste por nuk realizuam. Në fillim të pjesës së dytë patëm disa probleme në minutat e para kur kundërshtari mori iniciativën në zonën tonë. U desh të bënim ndryshime, ta freskojmë skuadrën dhe ta ngremë lojën edhe në krah. Nuk deshëm të rrezikojmë me dy mesfushorët që kishin kartonë dhe zëvendësimet i bëmë në aspektin tekniko-taktik, që të mos ndëshkoheshim me të kuq, si dhe të dilnim në krah. Ia arritëm qëllimit dhe fituam. I përgëzoj lojtarët për disiplinë dhe angazhim”, është shprehur trajneri Shotani.

/GazetaBlic Sport/