Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka paralajmëruar protesta për çmimet e naftës, pas vendimit të qeverisë për çmimin tavan.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, tha për Gazeta Blic se nuk mund të shiten derivatet me të njëjtin çmim që blihen.
“Çmimet e derivateve sillen në Kosovë
Dizeli 1.86
Benzina 1.44
Çmimi i importit për Dizel: 1.86 €”, tha ai.
Sipas tij, vendimi i qeverisë po respektohet por që është i gabuar dhe dëmton bizneset.
“Vendimi i Qeverisë është duke u respektuar por është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë. Askund në botë nuk ka zhvillime të tilla që detyrohen bizneset të blejnë dizellin1.86 dhe të shitet 1.86 €. Shoqata e Naftëtarëve po kërkon në qoftë se nuk e ndryshon këtë vendim, s’ka mbetur tjetër vetëm të protestohet. Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet vendimi, ose të protestohet, pasi nuk është normale që për 1 litër dizel të furnizohen 1.86 dhe po aq ta shesin”, deklaroi Fadil Berjani./Gazeta Blic/


