Lajme

Shkyçen nga furnizimi me ujë disa konsumatorë në Hajvali, borxhe mbi 4000 euro

10/03/2023 12:03
nga:Sh R

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë shkyçjen nga sistemi i furnizimit me ujë në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Përmes postimit të faqes zyrtare në Facebook, kompania ka njoftuar se arsyeja e shkyçjes është borxhi i konsumatorëve me mbi 4000 euro.

Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdon aksionin.

“Shkyçen nga sistemi i furnizimit me ujë konsumatorë të fshatit Hajvali. Arsyeja e shkyçjes/ borxhe mbi 4000 euro.Vazhdon aksioni’’, thuhet në njoftim.