Lajme

Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

01/13/2022 10:48
nga:Y I

Një banesë është përfshirë nga flakët, mëngjesin e së enjtes në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Bëhet e ditur se rreth orës 06:20, në lagjen “Rilindja”, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.

Si pasojë e flakëve, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/A2CNN/

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, ndalohen katër persona