Lajme

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, ndalohen katër persona

01/13/2022 10:31
nga:N M

Katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, për shtatë raste të dhunës në familje të ndodhura në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, dhe një tjetër gjendet në arrati.

Sipas policisë, dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, dhe nga një rast në Gjakovë, Podujevë, Ferizaj, Rahovec dhe Klinë.

Në raport bëhet e ditur se në pesë raste është ushtruar dhunë nga bashkëshortët ndaj grave, në një rast bëhet e ditur se bashkëshortja ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull, dhe në një tjetër rast thuhet se djali ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe familjes në tërësi.

Borell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, Kurti mbrëmë e kundërshtoi