Lajme

Shkon në 17 numri i viktimave nga shembja e hotelit në Kinë

07/14/2021 10:29
nga:Y I

Numri i viktimave nga shembja e një hoteli në lindje të Kinës, ka shkuar në 17.

Ditën e djeshme, BBC, bëri me dije se si pasojë e shembjes së një pjese së hotelit humbën jetën.

Autoritetet thanë se operacioni i kërkimeve ka përfunduar pas 36 orësh dhe se 23 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Hoteli Siji Kaiyuanu u shemb në qytetin Suzhou, rreth 100 kilometra në perëndim të Shangait.

Një hetim paraprak zbuloi se shembja ishte shkaktuar për shkak të strukturës e ndërtesës. Ndërtesa thuhet se ka pësuar rinovime të shpeshta në vitet e fundit.

/Ora News/