Paul Pogba u la jashtë skuadrës për ndeshjen e sontme me Freiburgun, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Evropës, për arsye disiplinore.
Sipas shtypit italian, mesfushori francez, i cili po rikthehet në ekip pas një mungese të zgjatur për shkak të dëmtimit, ka mbërritur me vonesë në kampin stërvitor në prag të ndeshjes dhe është përjashtuar nga trajneri Massimiliano Allegri, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, në “Allianz Stadium”.
/GazetaBlic Sport/


