Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes AIK dhe Shkëndijës.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut kaloi e para në avantazh, atje ku në minutën e parë realizoi Ferhan Hasani. Ishte një vjedhje e bukur e topit nga ‘Buba’, i cili me shumë qetësi e dërgoi topin në rrjetë.
Megjithatë, në minutën e 17-të, John Guidetti barazoi shifrat 1 me 1, pas një goli të realizuar me kokë.
Mund të themi që paraqitja e Shkëndijës në pjesën e parë ishte e mrekullueshme, duke mos u treguar aspak inferiore ndaj një skuadre si AIK.
/GazetaBlic Sport/


