Shkëndija starton sot rrugëtimin e saj europian për këtë sezon me përballjen e kualifikuesve për Ligën e Konferencës ku do të ndeshet me skuadrën armene Ararat.
Skuadra e Tetovës do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht këtë ndeshje të parë në shtëpi dhe shtysën e publikut vendas për të mbyllur llogaritë e kualifikimit për në raundin tjetër që sot.
Ararati nga ana tjetër do të tentojë të shmang humbjen për të luajtur shanset e saj në sfidën e kthimit që do të luhet në datën 14.



