Kandidati i LDK-së për deputet nga Istogu, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se do të mbajë numrin 29 në listë.
Manaj ka thënë se numri 29 ka një domethënie të veçantë për të pasi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 ishte numri i fitores së tij.
Ai ka theksuar se çdoherë mbetet në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
“Falë mbështetjes së qytetarëve dhe të strukturave të LDK-së në Istog dhe në mbarë Kosovën, u rendita në top dhjetëshen e burrave më të votuar të LDK-së! Prandaj, 2️⃣9️⃣mijë hërë falemnderit për besimin e vazhdueshëm! Ashtu siq e dini secili prej jush, unë mbetëm përherë në shërbimin tuaj dhe në shërbim të shtetit të Kosovës! Rrugën e bëjmë bashkë✌️!” shkruan Manaj në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Miq të çmuar,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!
Kam kënaqësinë të ju njoftoj se numri im në listën fituese të LDK-së është 2️⃣9️⃣✅
Ky numër ka një domethënie të veçantë për mua, pasi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, ky ishte numri i fitores sime të madhe. Falë mbështetjes së qytetarëve dhe të strukturave të LDK-së në Istog dhe në mbarë Kosovën, u rendita në top dhjetëshen e burrave më të votuar të LDK-së! Prandaj, 2️⃣9️⃣mijë hërë falemnderit për besimin e vazhdueshëm!
Ashtu siq e dini secili prej jush, unë mbetëm përherë në shërbimin tuaj dhe në shërbim të shtetit të Kosovës! Rrugën e bëjmë bashkë✌️!
Fitorja e LDK-së dhe e kryeministrit Abdixhiku është fitore për Kosovën!
Zoti na bekoftë në këtë rrugëtim!