Lajme

Historia e pukjanit që jeton prej 20 vitesh me 40 qen Sharri

12/12/2024 20:51
nga:Y I

Dritan Frroku, specialist i turizmit në Bashkinë Pukë ishte këtë të enjte në një lidhje direkte për “People” në Euronews Albania, ku tha se prej 20 vitesh ai i është kushtuar rritjes së qenve të racës dardane ose siç njihen ndryshe qentë e sharrës.

Ndër të tjerat ai tha se nga dallohet një qen sharre.

“Unë ndodhem te shtëpia në fshat në mes të pyllit të cilën e kam blerë apostafat vetëm për kultivimin e racës dardane.

Këtu janë stallat të cilat janë plotë me qenë të cilët unë i kultivoj prej 20 vitesh. Raca në gjuhën popullore njihet si qen sharre, ndërsa njihet si luani i dardanisë.

Është racë autoktone që nga pellazgjia”,-tha Frroku.