Lajme

Shkëlzen Gashi: Serbia po synon të na provokojë si në 2004

06/10/2021 17:36
nga:Y I

Publicisti Shkëlzen Gashi ka komentuar liturgjinë e sotme që Peshkopi Teodosije ka mbajtur në Kishën e Braktisur brenda kampusit të UP-së.

Gashi ka shkruar se Serbia synon të provokojë që më pas reagimi i kosovarëve të jetë ngjashëm si në vitin 2004 e që ky reagim t’ua mundësojë të fitojnë eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve.

“Sërbia synon të na provokojë, në mënyrë që ‘ne’ të reagojmë mundësisht sikur në mars 2004. atëherë, falë reagimit ‘tonë’, sërbia fitoi status të zonës së mbrojtur për kishat dhe manastiret ortodokse. tani, ajo synon eksterritorialitet”, ka shkruar ai.

Hoxhaj pas liturgjisë së sotme në Kishën Ortodokse brenda kampusit të UP-së: U bë me dijeninë e plotë të Qeverisë