Lajme

Hoxhaj pas liturgjisë së sotme në Kishën Ortodokse brenda kampusit të UP-së: U bë me dijeninë e plotë të Qeverisë

06/10/2021 15:35
nga:M K

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar qeverisë së Kosovës pas liturgjisë së sotme në kishën ortodokse brenda kampusit të UP-së.

Ai ka thënë se e gjithë kjo liturgji u bë me lejen e Qeverisë së Kosovës, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Liturgjia e Kishës Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës u bë sot me lejen dhe dijeninë e plotë të qeverisë së Kosovës. Kurrë nuk mund të sigurohej ardhja e ipeshkvit Teodosije dhe pelegrinëve serbë pa lejen, ofrimin e sigurisë dhe mbështetjes politike nga Qeveria. Prandaj, sot, fatkeqësisht u kërcënua karakteri i shtetit të Kosovës dhe u hapën tema të reja në dialogun me Serbinë që do të konfirmohen në takimin e 15 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Kjo liturgji më së paku është fetare. Gjithçka rreth saj është politike, që për qëllim ka vetëm shtrembërimin e historisë, të vërtetës dhe arsyetimin e një regjimi gjenocidial si ai i Millosheviqit. Gërmadha e ngritur dhe e papërfunduar në kohën e okupimit, duhej të trajtohej si e tillë – një projekt tjetërsimi shovenist ndaj shqiptarëve që u ndal dhe nuk përfundoi asnjëherë. Por jo, 22 vite pas luftës, kur plagët e dhimbjes nga lufta janë ende të hapura, të organizohet me lejen e plotë të qeverisë Kurti,një liturgji që është thellësisht politike, është e dhimbshme dhe e papranueshme.

LEXO EDHE:

Latifi: Liturgjia e sotme nuk duhej lejuar fare, ajo s’ka lidhje me besimin fetar, përçon mesazh politik!

/GazetaBlic/