Sporti

Shkëlzen Gashi emërohet zëvendës trajner i Grasshopper Club Zurich

03/17/2026 17:41
nga:L J

Shkëlzen Gashi ka marrë një rol të rëndësishëm te Grasshopper Club Zürich në një moment kritik të sezonit.

Pas tre humbjeve radhazi dhe rënies në vendin e parafundit, klubi zviceran ka shkarkuar trajnerin Gerald Scheiblehner.

Deri në fund të sezonit, ekipin do ta drejtojë Gernot Messner, me Gashin në rolin e zëvendëstrajnerit.

Ish-reprezentuesi shqiptar vjen nga stafi i ekipit U21 dhe tashmë përballet me një sfidë të dyfishtë, sigurimin e mbijetesës në kampionat dhe synimin për finalen e Kupës së Zvicrës