Sporti

Shkëlqeu në edicionin e kaluar me Milanin, Tomori mund të nënshkruajë së shpejti kontratën e re

08/10/2022 12:11
nga:Mergim Rreci

Agjentët e Fikayo Tomorit do të takohen sot me drejtuesit e klubit për të tentuar të finalizojnë rinovimin e kontratës.

Mbrojtësi 24-vjeçar anglez dëshmoi se ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Itali sezonin e kaluar, duke impresionuar në 31 paraqitjet e tij në Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, agjentët e Tomorit do të takohen me drejtuesit e Milanit sot për të provuar të mbyllin një rinovim të kontratës. Nëse takimi shkon mirë, anglezi do të vendosë një kontratë të re që do të zgjasë deri në vitin 2027, duke e zgjatur qëndrimin e tij në Lombardi edhe për dy vjet të tjera.

Negociatat për rinovimin e 24-vjeçarit filluan në maj dhe shpejt u bë e qartë se të dyja palët donin të ecnin përpara së bashku.

Tomori nënshkroi për Milanin në një marrëveshje me vlerë rreth 28.5 milionë euro në korrik 2021 pas një gjashtë muajsh tepër mbresëlënës në huazim nga Chelsea.

/GazetaBlic Sport/