Sporti

Shkatërruan Lincoln Red Imps, skuadra e Shkupit mund të përballet me gjigantin kroat në Champions

07/06/2022 08:32
nga:L J

Shkupi ka mposhtur 3:0 Lincoln Red Imps në xhiron e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe nëse javën e ardhshme nuk ka sensacion në Gjibraltar, ekipi shqiptar do të kalojë në turin e dytë preliminar, ku i pret Dinamo e Zagrebit.

Në rast se nuk ka befasi, Dinamo dhe Shkupi ndeshjen e parë të xhiros së dytë preliminare do ta luajnë më 19 korrik në Zagreb, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Maqedoni një javë më vonë.

Kujtojmë, se klubi që shkon në turin e tretë preliminar, siguron minimalisht grupet në Ligën e Konferencës.

/GazetaBlic Sport