Sporti

Shkarkohet Suad Keçi, trajner i Vushtrrisë pritet të bëhet Granit Begolli

12/17/2023 15:34
nga:Lorik J

Skuadra e Vushtrrisë nuk e ka mbyllur mirë gjysmë sezonin në Ligën e Parë në grupin B.

Vushtrria e mbylli gjysmë sezonin në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 11 pikë të grumbulluara.

GazetaBlic Sport merr vesh se trajneri Suad Keçi është shkarkuar nga pozita e timonierit të skuadrës dhe tashmë drejtuesit e klubit veçse kanë gjetur trajnerin e ri.

Granit Begolli pritet të marrë drejtimin e Vushtrrisë – teksa marrëveshje me drejtuesit e klubit do të nënshkruhet së shpejti.

Normalisht, Vushtrria pret organizim të shpejtë në merkaton e janarit dhe rikthim tek rezultatet pozitive.

/GazetaBlic Sport