Lajme

Shkarkimi i Lulzim Bashës- Sali Berisha ‘sfidon’ SHBA-të, pritet të votojë në qendrën e votimit përballë ambasadës amerikane

12/18/2021 09:57
nga:Y I

Referendumi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ku anëtarësia do votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha ka nisur në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00.

Një prej qendrave më të rëndësishme, ku do të votohet sot për shkarkimin e Lulzim Bashës është ajo e degës 2 në Tiranë, ku do të votojë dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, e cila është vendosur në një bar që quhet ‘Amerika’, pak metra larg selisë së Ambasadës Amerikane.

Ky vendim për anëtarët e PD së degës nr.2 u mor ditën e djeshme me anë të një njoftimi dërguar atyre, ku thuhej se votimi do të kryhet pikërisht pranë “Bar Amerika”, rruga përballë Shtëpisë së Fëmijëve ” Zyber Hallulli”, në Rrugën e Elbasanit.

Ndërsa edhe në njësinë nr.6 do votohet pranë lokal Kombinatit. Ne Farkë do mbahet referendum në lokalin e Elez Bathores, kurse ne Pez Helms, lokalin e Besnik Kodrës.

Nis referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës