Sporti

Shkarkimi i Hansi Flick, ky pritet të jetë trajneri i ri i Gjermanisë

09/15/2023 09:04
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Gjermanisë vazhdon të jetë pa trajner pas shkarkimit të Hansi Flick.

Sipas mediave gjermane, Julian Nagelsmann pritet të jetë në krye të ‘Panzerave’, përcjell GazetaBlic Sport.

Raportohet se Federata Gjermane e Futbollit tashmë ka nisur kontaktet fillestare me agjentin e Julian Nagelsmann për t’i besuar atij rolin e trajnerit të kombëtares.

Gjithçka pritet të finalizohet shpejt, me Bayern Munich që ka aprovuar angazhimin e tij, pasi që dihet se Nagelsmann ishte ende nën kontratë.

/GazetaBlic Sport/