Lajme

Shkarkimi i ambasadorëve është skandal diplomatik

05/21/2021 00:46
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka folur për shkarkimet që janë bërë me vendim të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se nuk pret asgjë më shumë nga Qeveria Kurti pos shkarkimeve të njerëzve nga pozitat që janë.

“Ata gjatë fushatës së tyre zgjedhore e kanë përmendur që do të bëjnë shkarkime ndaj atyre që kanë qenë të emëruar politik. Ambasadorët duhet të jenë të besueshëm për shtetin dhe jo për partitë politike”.

“Unë kam pritur shumë më shumë se do të bëjnë shkarkime nga kjo parti, ata janë duke shkuar ngadalë nga ajo çfarë kanë folur në fushatë. Kanë deklaruar se edhe do të shfuqizojnë edhe shumë vendimet dhe marrëveshje”.

“Ata janë duke u munduar që mos punën e tyre ta mbulojnë me gjëra siç janë shkarkimet. Qytetari akoma nuk është duke e mos ditur punën e tyre. Shkarkimet e ambasadorëve janë një skandal, ato kanë ndodhur pa asnjë arsye. Ata mund të lirohen nga detyra pasi ta përfundojnë mandatin. Shkarkimet bëhen nëse bëhet ndonjë skandal diplomatik, prapë e them që shkarkimi i këtyre ambasadorëve është skandal diplomatik”, ka thënë Shala.

 

Lutfi Haziri: LDK-ja gaboi kur në zgjedhjet e vitit 2021 doli me formacionin e 2017-ës