Sporti

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Sportingut dhe Juventusit

04/18/2023 09:44
nga:Mergim Rreci

Është zyrtare: Sporting raportoi se ka shitur të gjitha biletat në dispozicion për takimin me Juventusin, ndaj skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim do të ketë mbështetje të fortë në tribunë në këtë ndeshje vendimtare.

“Shihemi në Alvalade të enjten e ardhshme, tifozë të sportit. Ata do të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo”, ka shkruar klubi në rrjetet e tij sociale, transmeton GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që luanët janë në disavantazh për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Europa League, pasi humbën me rezultatin 0-1 në Torino.

Kjo skuadër ka ditur që të fitojë ndeshje të mëdha gjatë këtij sezoni, kujtojmë eliminimin që ia bëri Arsenalit në xhiron e kaluar.

/GazetaBlic Sport/