Lajme

Shiroka Pula takon kryeministrin hungarez

10/24/2026 07:03
nga:Mergim Rreci

Presidentja Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ndërsa më pas ka marrë pjesë në një shfaqje solemne kushtuar 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Pas takimit, Presidentja Shiroka Pula mori pjesë në shfaqjen solemne në Teatrin e Operës, të organizuar për nder të 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956, me interpretime muzikore dhe artistike nga artistë dhe ansamble hungareze”, thuhet më tej në komunikatën e Presidencës.