Sporti

Shifra stratosferike, ja sa pritet të fitojnë dy bokserët nga meçi i madh Joshua – Fury

05/12/2021 16:40
nga:Mergim Rreci

Tashmë pothuajse se është gjithçka e kryer në lidhje me meçin e madh në mes Anthony Joshuas dhe TysonFuryt.

Edie Hearn beson se dueli Joshua–Fury do të zhvillohet në një nga datat 7 ose 14 gusht, përcjell GazetaBlic.

Lojërat Olimpike të Tokios janë programuar në kalendar për t’u mbyllur më datën 8 gusht, kështuqë sipas menaxherit londinez me shumë gjasa kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 gusht, gjithsesi caktimi I datës së saktë pritet të zgjidhet pikërisht gjatë këtyre ditëve.

Në meçe të tilla të ardhurat financiare kanë qenë gjithmonë në shifra stratosferike, ashtu priten të jenë edhe kësaj here.

Këtë radhë mendohet që gjithcka fillon nga shuma e 150 milionë dollarëve, që ofrojnë princat suaditë, shifër që natyrisht nuk përmbledh paratë që do të grumbullohen nga reklamat dhe aktivitetet e tjera jashtë meçit, kështuqë me një llogari të përafërt dy boksierët do të fitojnë nga 100 milionë sterlina secili.

/GazetaBlic Sport/