Sporti

Sherri Mane-Sane, Guardiola: Mendoj se është një pikë e fortë për Bayern

04/17/2023 13:39
nga:E K

Sherri mes dy lojtarëve të skuadrës së Bayern Munich, Sadio Mane dhe Leroy Sane, mund ta bëjë skuadrën gjermane më të rrezikshme në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League të mërkurën, ose të paktën kështu mendon trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Sulmuesi senegalez u gjobit dhe humbi ndeshjen e Bundesligës të së shtunës me Hoffenheim që u mbyll me barazimin 1-1, pasi goditi Sane pas humbjes 3-0 ndaj City-t në Champions.

I pyetur nëse situata, ndonëse duket e çuditshme, mund të jetë një bonus për Bayernin, Guardiola u tha gazetarëve: “Absolutisht. Ndonjëherë keni nevojë për një konflikt për ta bërë skuadrën më të bashkuar. Nuk është një pikë e dobët për ata, është një pikë e fortë. Mund ta imagjinoj situatën kundër City-t. Paraqitja më e mirë e Bayern Munich do të jetë të mërkurën mbrëma.”