Lajme

Sherr mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital

03/13/2026 21:41
nga:Sh R

Dy persona kanë përfunduar në spital mbrëmjen e sotme, në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për një 91-vjeçar dhe dhëndrin e tij, një 69-vjeçar.

Policia njoftoi se mes të dyve ka pasur një sherr, teksa vjehrri ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij. Dëmtime ka pësuar edhe vetë vjehrri.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje që ndodhi në fshatin Xhafzotaj.