Lajme

Sherifi: Qarkullimi i njerëzve lirshëm në gjithë Kosovën, dëshmohet kur qytetarët lëvizin të lirë, dhe jo kur ministri lëviz i mbrojtur nga policia!

07/24/2024 19:47
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar veriun e vendit.

Vizita e Sveçlës në Veri vjen në një kohë shumë të shkurtë pas vizitës së fundit që realizoi në atë pjesë të vendit.

Por kjo vizitë po shihet me shumë skepticizëm nga spektri politik në vend.

Sekretari i Përgjitshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilal Sherifi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se ‘qarkullimi lirshëm i njerzve dhe mallrave në gjithë teritorin e Kosovës dëshmohet vetëm atëherë kur qytetarët e zakonshëm të të gjitha komuniteteve lëvizin të lirë dhe jo kur ministri lëviz duke qenë i mbrojtur nga forca policore’

“Qarkullimi i njerzve dhe mallrave lirshëm në gjithë teritorin e Kosovës dëshmohet vetëm atëherë kur qytetarët e zakonshëm të të gjitha komuniteteve lëvizin të lirë dhe jo kur ministri lëviz duke qenë i mbrojtur nga forca policore! Përkundrazi ky veprim dëshmon të kundërtën” tha shkurt Sherifi për “Gazeta Blic”.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, si dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, qëndruan një javë më parë në një lokal në Veri të Mitrovicës për limonadë.

Një ditë më pas lokali në fjalë u sulmua me koktej molotov.

“Rreth orës 03:30 ka pasur tentim zjarrvënie në veri të Mitrovicës. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar”,pati deklaruar  zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

/Gazeta Blic/

Ministrat Sveçla e Krasniqi vizitë në veri, shoqëruar nga policia pinë kafe tek ura

Deputetja e AAK-së: Pozat e Sveçlës në veri, fasadë, vijnë në kuadër të propagandës e populizmit në prag të zgjedhjeve!

“Xhelal Sveçla shkon në veri me përcjellje të madhe të policisë, për të demonstruar se kinse po shtrihet sovraniteti”