Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar gjatë ditës së sotme veriun e Mitrovicës së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Pjestarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm duke siguruar zonën rreth kafenesë ku qëndronte Sveçla.
Vizitat e Sveçlës në veri janë shpeshtuar shumë kohët e fundit.
I njëjti ishte për një ‘limonadë’ në veri edhe një javë më parë së bashku ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, si dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Në lidhje me vizitën e Sveçlës në veri kanë folur nga Partia Socialdemokrate.
Zyrtari i kësaj partie, Bardh Ahmeti, tha për “Gazeta Blic” se Ministri i Punëve të Brendshme ka shkuar në veri të Kosovës me një përcjellje të madhe të policisë, për të demonstruar se kinse atje po shtrihet sovraniteti i vendit.
Ai tutje tha se ‘liberalizimi i vizave për pasaportat ilegale që Serbia i leshon për qytetarët e Kosovës tregon se Zajednica ka filluar të jetësohet.’
“Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në veri të Kosovës me një përcjellje të madhe të policisë, për të demonstruar se kinse atje po shtrihet sovraniteti i vendit.Në anën tjetër liberalizimi i vizave për pasaportat ilegale që Serbia i leshon për qytetarët e Kosovës, na tregon se në fakt Zajednica vetëm se ka filluar të jetësohet, përkundër përpjekjes së qeverisë për të na shitur shtrirjen e sovranitetit” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”

Bardh Ahmeti, PSD!
/Gazeta Blic/
Ministrat Sveçla e Krasniqi vizitë në veri, shoqëruar nga policia pinë kafe tek ura


