Lajme

Sherifi: Kushdo që deklaron se me “Marrëveshjen e Ohrit” Serbia ka hequr dorë nga Zajednica, është naiv ose mashtrues

03/29/2023 22:19
nga:G B

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kushdo që deklaron se me “Marrëveshjen e Ohrit” Serbia ka hequr dorë nga Zajednica dhe se vetëmenaxhimi është diçka më pak se ajo që është arritur në Bruksel me 2013 e 2013, ose është naiv, ose është mashtrues.

Postimi i tij i plotë:

Kushdo që deklaron se nëpërmjet “Marrëveshjes së Ohrit” Serbia ka hequr dorë nga “Asociacioni-Zajednica” dhe se gjoja “vetëmenaxhimi” i komunitetit serb na qenka diçka më pak se ajo që kishte fituar me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 2013 dhe 2015, ose është naiv, ose është mashtrues!

Kurti: Vetëmenaxhimi nuk është vetëqeverisje, marrëveshja nuk është e shkëlqyer