Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon me lehtësimin e masave anticovid

06/17/2021 14:21
nga:N M

Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme me pandeminë në vend, merr vendim që nga data 21 qershor 2021 të lehtësoj masat si në vijim:

Numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave;

Karantina hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, i burgosurit mund të veçohet nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të
Covid 19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore;

Në institucionin e tipit të hapur lejohen të dënuarit që të punojnë jashtë institucioneve korrektuese sipas Udhëzimit Administrativ MD-NR 02/2019;

Sistemi i komunikimit virtual Skype do të përdoret vetëm për rastet kur një i burgosur nuk ka vizita apo është shtetas i huaj dhe nuk mund të vizitohet nga familja.

Krejt kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Me 70 vota pro, votohen anëtarët e komisionit për dhënien e Jurispodencës