Lajme

Shenoll Muharremi: Regjistrimi i popullisë në veri të Kosovës ose duhet me u përsërit ose anulu!

07/12/2024 22:39
nga:Y I

Drejtor ekzekutiv i Grupit për Zhvillim LLC, Shenoll Muharremi, ka thënë se regjistrimi i popullsisë në veri ose duhet të përsëritet ose anulohet

Muharremi tha se në vitin 2020 kanë qenë  39,150 banorë, ndërsa me 2024 regjistrohen vetëm 6,746 pra -32,404 banorë më pak dhe kjo sipas tij nuk është e saktë.

Ai thotë se disa qytetarë sërbë të Kosovës e kanë bojkotuar regjistrimin

“Ne nuk mundemi me vazhdu me këto numra për shkak se janë jashtëzakonisht jo-reale dhe më shumë në bëjnë dëmë në organizimi të politikave publike sesa që na shërbejnë për të mirë. Fundja ndonjë nacionalistë ekstrem i Ballkanit mundet me i përdorë këto të dhëna jo të sakta zyrtare me argumentu nëpër botë që ka ndodhur një spastrim etnik i sërbëve gjatë katër viteve të fundit” shkruan Muharremi raporton Gazeta Blic.

Muharremi thotë se mundet ndonjë nacionalistë ekstrem i Ballkanit me i përdorë këto të dhëna jo të sakta zyrtare dhe me argumentu nëpër botë që ka ndodhur një spastrim etnik i sërbëve gjatë katër viteve të fundit.

Postimi i plotë: