Sporti

Shënoi gol ndaj Udineses, kjo është deklarata e Amir Rrahmanit pas ndeshjes

09/20/2021 23:40
nga:Lorik J

Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i Napolit, foli për DAZN pas fitores kundër Udineses, ku shënoi goli e dytë në ndeshje.

Ky ishte goli i tij i parë në Serie A me skuadrën e Napolit në këtë edicion, shkruan GazetaBlic Sport.

“Më kujtohet shumë mirë ndeshja e fundit këtu, por ajo duhet të harrohet menjëherë, sepse në futboll e tashmja gjithmonë vlen. Ne duhet të mendojmë gjithmonë për ndeshjen e radhës. Sot kemi luajtur dhe kemi fituar”, tha fillimisht Rrahmani.

Çfarë i the Koulibalyt? “Unë i thashë atij faleminderit për asistimin.”

“Unë kam thënë gjithmonë se një ekip si Napoli duhet të ketë gjithmonë katër mbrojtës të fortë sepse ka shumë ndeshje, ne luajmë në tre fronte. Është e rëndësishme të jesh gati kur të hysh, mundësia vjen gjithmonë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport