Sporti

Shënoi gol fenomenal mbrëmë,.Kristjan Asllani në garë për ta fituar çmimin goli i javës nga “UEFA” – këtu mund të votoni

06/21/2023 08:35
nga:L J

Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar mbrëmë ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 1-3, për të marrë tre pikë tepër me rëndësi në një transfertë të vështirë.

Shqipëria tashmë ndodhet në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani realizoi një gol fenomenal në këtë ballafaqim, ku u veçua edhe nga UEFA.

Shtëpia e futbollit evropian ka veçuar golin e shqiptarit, i cili është në garë për ta fituar çmimin si më i miri i xhiros.

Ai është në garë me Bukayo Sakan e Anglisë, Guler të Turqisë dhe Sallain e Hungarisë.

Më poshtë mund të votoni për Asllanin: