Sporti

Shënoi dy gola ndaj PSG’së, kjo është deklarata e Mahrez pas ndeshjes

05/04/2021 23:13
nga:Lorik J

Manchester City ka fituar edhe ndeshjen kthyese ndaj PSG.

City fitoi takimin e sotëm me rezultat 2-0, duke e eliminuar PSG me rezultat të përgjithshëm 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat për Manchester Cityn i shënoi algjeriani, Riyad Mahrez.

Pas ndeshjes ka folur për BT Sport pikërisht protagonisti kryesor i kësaj mbrëmje, Riyad Mahrez.

“Ishte një lojë shumë e mirë. Ne nuk filluam mirë përsëri – nuk patëm një pjesë të parë të mirë, por shënuam golin dhe ishim më rehat. Ne kemi luajtur mirë pjesën e dytë dhe mund të kishim shënuar më shumë. Ata humbën nervat dhe filluan të ndërhynin keq, kurse kartoni i kuq na dha më shumë komoditet”, tha Mahrez.

Ai e lavdëroi bashkëlojtarin e tij, Ederson për pasimin fantastik.

“Sigurisht që pasimi i gjatë i Ederson ishte planifikuar. Ne e dimë se ai është i aftë të pasoj topin në distanca të gjata, ai e praktikon këtë gjatë gjithë kohës, dhe sot funksionoi shumë mirë”, përfundoi Mahrez.

/GazetaBlic Sport.