Boksieri i mirënjohur shqiptar, Shefat Isufi ngjitet sonte përsëri në ring.
Që nga fillimi i karrierës e deri më sot, ai ka mbi 30 fitore dhe vazhdon fuqishëm duke dhënë më të mirën nga vetja në arenat ndërkombëtare të boksit, përcjell GazetaBlic Sport.
Shefat Isufi, boksieri i cili mbanë titujt WBC, IBF, WBA Europa, WBO InterContinental, si dhe njëherë, sfidues i Titullit Botëror në versionin WBO, bokson sonte kundër Grigor Saruhanian.
Saruhanian është një boksier nga Bullgaria 35 vjeçar.
Boksieri shqiptar premtoj që do ta fitoj këtë meç, duke veçuar se kjo fitore do të jetë për babain e tij të ndjer dhe për të gjithë shqiptarët


