Lajme

SHBA-të goditen nga tërmeti

12/20/2022 12:38
nga:Genita C

Një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallësh të rihterit ka goditur të martën shtetin California në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Qendrës Sizmologjike, tërmeti u dëgjua 22 kilometra në drejtim të qytetit Fortuna.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar apo dëme.

Ky tërmet masiv u përcoll edhe nga disa tërmete të tjera me shkallë më të vogla të rihterit.